Sulmuesi më i shtrenjtë në Kategorinë Superiore, me një pagë mujore 20 mijë euro në muaj, Edgar Çani është gati të jetë në fushë në ndeshjet e Superiores.
Prej dy ditësh futbollisti po zhvillon përgatitje të plota nën urdhrat e trajnerit Starova dhe duket se e ka kaluar totalisht problemin që ka pasur me dëmtimin.
Por, do të jetë stafi teknik në bashkëpunim me atë mjekësor që do të vendosin momentin kur do të aktivizohet lojtari.
Edhe pse në momentin që Starova erdhi në krye të të kuqve, u fol për një largim të mundshëm të Çanit nga Partizani, vetë trajneri bëri me dije se një gjë e tillë nuk do të ndodhte, pasi e kishte lojtarin në planet e tij.