Leonardo Bonucci erdhi me shumë bujë tek skuadra e Milanit nga ekipi i Juventusit për shifrën e 40 milionë eurove, por deri më tani lojtari nuk është se ka bindur me performancën e tij tek kuqezinjtë.
Kapiteni Italian ka qenë në qëndër të kritikave si nga ana e mediave ashtu dhe nga ana e tifozave të Milanit të cilët presin më shumë nga ana e tij.
Megjithatë, për lojtarin e kombëtares italiane inters ka shfaqur një nga ekipet më të mëdha si Reali i Madridit.
Sipas “Fichajes.net” dhe “OKDiario” situata problematike financiare e Milanit e bën të mundshëm largimin e Bonuccit nga skuadra dhe klubi i Milanit do të bëjë gjithçka për ta larguar nëse Real Madridi shfaqet me një ofertë serioze.
Drejtuesit e “Los Blancos” e pëlqejnë shumë 30 vjeçarin për shkak të eksperiencës së tij, si dhe aftësitë teknike dhe fizike të lojtarit. Një aspekt tjetër që e bën të mundshëm kalimin e tij te gjiganti spanjoll është fakti se Bonucci mund të luajë në Ligën e Kampionëve. (TemA)