Premtimi i Takajt: Do ndërtojmë stadiumin e ri në Korçë

23 Nëntor 2017, 23:50Sport TEMA

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ka folur për mirkofonin e RTSH pas fitores kundër Dinamos së Kievit.

“E prisja fitoren sot ndaj Dinamos, sepse kishte edhe mungesa. Nuk ishte një nga ndeshjet më të mira të Skënderbeut, por rëndësi ka që arritëm fitoren kundër një ekipi të madh si Dinamo Kiev.

Iu gëzova sigurisht pikëve, por edhe të ardhurave që do të përfitojmë nga UEFA.

Ne jemi pak supersticiozë, sepse ashtu si dy sezone më parë kur fituam ndaj Sporting Lisbonës, nuk jemi stërvitur në stadium një ditë para ndeshjes dhe jemi nisur nga ‘Tropikali’. Të njëjtën gjë bëmë edhe dje përpara takimit kundër Dinamos së Kievit.

Vështirësia është e madhe për ne, sepse sezonin e shkuar nuk morëm pjesë në Europë për shkak të pezullimit. Ai moment solli edhe shpërqendrim te lojtarët.

Të festojmë një herë këtë fitore dhe më pas të mendojmë për Partizanin në kampionat. Superliga është tjetër gjë, sepse do përqendrohemi shumë seriozisht.

Kampionati prandaj bëhet kaq i fortë, sepse skuadrat mendojnë të gjitha për Europën duke qenë se ka të ardhura, por pse jo të synojnë të hyjnë në grupet e Europa League.

Kampionati për ne është shumë më i rëndësishëm. Në fakt, nga kampionati kalon edhe pjesëmarrja në Europë.

Ne përgatitjet për në Europë nuk i bëjmë në momentin e fundit, por punojmë gjatë gjithë kohës. Nëse fiton ndeshjen e parë në raundin eliminator të Europës, gjithçka ecën mirë”, deklaroi presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj për RTSH.

Ndërkohë duke folur pas ndeshjes për Super Sport presidenti i Skënderbeut ka konfirmuar se ka në plan ndërtimin e një stadiumi të ri në Korçë.

“Kërkojmë nga shteti që të na miratojë projektin për stadiumin në mënyrë që të ndërtojmë stadiumin tonë. Mendoj se ka ardhur koha që tifozët tanë t’i ndjekin ndeshjet e skuadrës sonë në Korçë”, tha Takaj.

1 komente në “Premtimi i Takajt: Do ndërtojmë stadiumin e ri në Korçë”

  1. Aleksander says:

    BRAVO BRAVO BRAVO …Korça e korçaret meritojne shume .Jane shqiptaret me sens qytetarie me te larte se gjithe te tjeret,Tiranen perfshire padiskutim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje