U 17, Kosova fiton kundër Shqipërisë

23 Nëntor 2017, 16:25Sport TEMA

Kombëtarja U-17 e Kosovës fituar me rezultatin 2-1 ndaj Shqipërisë U-17, duke marrë fitoren e dytë në tre ndeshje të zhvilluar deri më tani në turneun “Mercedes Benz Agean Cup” në Turqi.

Pasi e mposhti dje Azerbajxhanin me rezultatin 2-0, sot në ballafaqimin e tretë në këtë turne, Kosova e mposhti edhe Shqipërinë.

Të dy golat për Kosovën i shënoi Veton Tusha ndërsa për Shqipërinë realizoi Sali.

Me këtë fitore Kosova ka siguruar vendin e dytë në Grupin A dhe të shtunën do të luajë kundër Rusisë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje