Champions League/ Barcelona kualifikohet, Juventusi duhet të fitojë në Greqi

22 Nëntor 2017, 22:48Sport TEMA

Juventusi dhe Barcelona nuk kanë shkuar më shumë se barazimi i bardhë 0-0, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve

Super sfida e mbrëmjes së sotme nuk dhuroi asnjë gol, edhe pse të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por nuk arritën që të shënojnë golin e fitores.

Pas kësaj ndeshje Barcelona mban vendin e parë në Grupin D me 11 pikë, 3 më shumë se sa Juventus në vendin e dytë, që ndjeket nga Sporting me 7 pikë.

Skuadra spanjolle e Atletico Madrid ka edhe një mundësi të fundit për të shpresuar tek kualifikimi për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2-0 ndaj Romës në “Wanda Metropolitano”.

Golat për Atleticon i shënuan dy sulmuesit francez, Antonie Griezmann dhe Kevin Gameiro.

Pas kësaj ndeshje Chelsea mban vendin e parë në Grupin C më 10 pikë, dy më shumë se Roma në vendin e dytë dhe tre më shumë se Atletico në vendin e tretë.

PSG-ja dhe Bayerni i Mynihut kanë fituar në ndeshjet e tyre të fazës së grupeve ndaj Celtic dhe  Anderlechtit

PSG ka triumfuar me rezultatin e thellë 7-1 ndaj Celticut, ndeshje kjo në kuadër të Grupit B të Ligës së Kampionëve.

Golat për francezët i shënuan Neymar dy, Cavani dy, Mbappe, Verratti dhe Alves, ndërsa për miqtë golin e nderit e shënoi Dembele.

Pas kësaj fitoreje PSG mban vendin e parë në Grup më 15 pikë, 3 më shumë se sa Bayern Munich në vendin e dytë, që mposhti Anderlechtin 1-2.

Golat për gjermanët i shënuan Lewandowski dhe Tolisso, ndërsa për vendasit realizoi Hanni.

Rezultatet e mbrëmjes së sotme të “Uefa Champions League”

CSKA Moscow 2-0 Benfica

Qarabag 0-4 Chelsea

Anderleht 1-2 Bayern Munich

Atl Madrid 2-0 Roma

Basel 1-0 Man Utd

Juventus 0-0 Barcelona

PSG 7-1 Celtic

Sporting 3-1 Olimpiakos

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje