Vllaznia-Lushnja/ Gjoka: Fitore e rëndësishme; Dedja: Dua tu gjej “lepurin në bark” që kanë lojtarët

22 Nëntor 2017, 16:37Sport TEMA

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka folur pas fitores së arritur sot kundër Lushnjes.

Gjoka në një prononcim për “Supersport”, deklarpo se është i kënaqur për rezultatin e arritur në këtë takim, dhe pse shqetësohet nga shpërdorimi i rasteve të panumërta nga klubi i Vllaznisë.

“Kjo fitore ishte mjaft e rëndësishme për ne, pasi rikthehemi në Loro Boriçi, pas rreth 1 muaji mungesë, por edhe për shkak të rezultateve negative të koleksionuara kohët e fundit. Më vjen mirë që skuadra u impenjua dhe krijoi shumë, por duhet të punojmë, që të mos e komplikojmë sfidën siç bëm në ndeshjen e sotme.

Edhe sot, ashtu si në takimet e fundit, krijuam shumë, por shfrytëzuam shumë pak. Duhet të përmirësohemi dhe të arrijmë të shënojmë gola si ekip, jo t’i presim nga individët zgjidhjet gjithmonë”, tha Gjoka.

Ndërsa, tekniku i Lushnjes Hysni Dedja u shpreh:

Nuk e di ku ta gjej atë “lepurin në bark” që kanë lojtarët dhe t’ua mbys. Kanë një mentalitet që na prish punë, kanë ndroje. Dola me sy sulmues në pjesën e dytë dhe më pas edhe me tre sulmues.

Gabimet e mbrojtjes ishin diletante në këtë ndeshje. Nëse barazonim me Sefën në pjesën e parë, mund ta ndryshim lojën. Ai goditi bukur me kokë, është lojtar i domosodshëm për skuadrën tonë. Shansi nuk i deshi edhe sot, ashtu si me Flamurtarin.

Me elmentët që kemi në skuadër,  ku kemi disa dëmtime, do të ecim përpara. Duhet shpërndarë energjia nga ndeshaj në ndeshje. Vetëm Mone kthehet dhe duhet të përpiqemi më këta lojtarë ta përballojmë ndeshjen e radhës me Kamzën”, tha Dedja. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje