Cana: Nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të investojmë tek moshat e reja

22 Nëntor 2017, 11:47Sport TEMA

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, është shprehur mjaft i kënaqur për nismat që nxisin fëmijët të merren me sport.

Në bashkë bisedimin e zhvilluar sot paradite me temë “Gjithçka për fëmijët”, Cana tha se nëse arrijmë që të kemi fëmijë që kan dëshirë për të luajtur futboll dhe për të bërë sport, kemi fituar një person të mirë për shoqërinë, për familjen e tij.

“Jam i lumtur që jemi në këtë bashkëbisedim, jo një mbledhje, sepse është një çështje që ka të bëjë me shoqërinë tonë, jo vetëm me futbollin. Duhet të përmirësojmë shumë gjëra, që shoqëria jonë ka nevojë.

Kemi pasur një histori të gjatë me Armandon në Kombëtare. Jam rritur jashtë, por, duke qenë prezent shpesh në Shqipëri, duke biseduar me njerëz të ndryshëm, e di për çfarë ka nevojë shoqëria. Jemi shoqëri në zhvillim e sipër, në konsolidim e sipër, dhe kemi nevojë për shumë gjëra.

Nuk ka gjë më të rëndësishme se të investojmë në moshat e reja, në gjeneratat e reja. Me shumë kënaqësi jam bashkuar me këtë nismë. Të promovojmë vlera, të nxitim fëmijët të luajnë futboll. Secili nga ne ka një detyrë, që e kalon pjesën e të luajturit.

Kam edhe një donacion për promovimin e futbollit në mosha të vogla. Një promovim për sportin nga moshat 3-7 vjeç në kopshte.

Si Lorik, nuk do të kisha pasur këtë karrierë. Nëse arrijmë që kemi fëmijë me dëshirë për të luajtur futboll dhe për të bërë sport, kemi fituar një person të mirë për shoqërinë, për familjen e tij. Mund të bëjmë shumë gjëra”, – theksoi mes të tjerash Cana.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje