Braga në gjurmët e Kamer Qakës, rumunët kërkojnë 1 milion euro

21 Nëntor 2017, 17:32Sport TEMA

Sezoni fantastik që Kamer Qaka po përjeton në Ligën e Parë rumune, te Politehnica Iași, por edhe debutimi me Kombëtaren shqiptare, kanë bërë që kuotat e mesfushorit të rriten në mënyrë të ndjeshme.

Pas aktivizimit për afro 25 minuta në miqësoren e fituar nga kuqezinjtë, në Turqi, lojtari është kthyer në një element mjaft të kërkuar në merkato.

Për shërbimet e 22-vjeçarit interesohen gjigantët portugezë të Bragës. Konfirmimi erdhi nga presidenti ekzekutiv i Politehnica Iași, Adrian Ambrosie sipas të cilit, përfaqësuesit e lojtarit kuqezi kanë informuar klubin se janë në bisedime me dy skuadra të mëdha, njëra prej të cilave është Braga në Portugali.

Drejtuesit rumunë kanë lënë të hapur mundësinë e shitjes së Qakës, nëse oferta do të jetë e rëndësishme. Mesfushori u transferua gjatë verës së kaluar për 50 mijë euro, ndërsa vlera e kartonit të tij është 10-fishuar, por sipas burimeve pranë klubit, te Politehnica Iași nuk kanë ndërmend ta shesin për më pak se 1 milion euro,raporton “SuperSport”.

Për Kamer Qakën interes kanë shfaqur gjithashtu edhe 3 skuadra në Rumani, mes të cilave Steaua e Bukureshtit, Kraiova dhe CFR Kluzh, por asnjëra prej tyre ka paraqitur ende një ofertë konkrete për yllin e ri, që pas përfaqësimit me skuadrat e moshave të Norvegjisë, tashmë është veshur kuqezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje