Skënderbeu-Dinamo Kiev, ndeshja e 5-të në Grupin B të Europa League, që luhet të enjten në stadiumin “Elbasan Arena”, do të gjykohet nga një treshe austriake, me kryesor 40-vjeçarin Oliver Drachta. Një gjyqtar me një përvojë 7-vjeçare në arenën ndërkombëtare, ku ka gjykuar një numër relativisht të madh ndeshjesh.
a një përvojë të konsiderushme si në ndeshje kualifikuese në Kupat e Europës, por edhe në ato kualifikuese të Europianit dhe Botërorit të fundit.
Skënderbeu-Dinamo Kiev
Gjyqtar: Oliver Drachta
Asistent: Roland Brandner
Asistent: Stefan Kuhr
Gjyqtar i 4-t: Roland Riedel
Vëzhgues: Rodger Gifford
Delegat i UEFA-s: Ionel Piscanu