Buffon: Largohem nga futbolli në fund të sezonit, bashkë me Ligën e Kampionëve

20 Nëntor 2017, 17:12Sport TEMA

Portieri italian, Gianluigi Buffon e ka konfirmuar se do të largohet nga futbolli në fund të këtij sezoni

Gardiani i Juventusit ka rikonfirmuar largimin e tij në fund të këtij sezoni, por dëshiron që të fitojë Ligën e Kampionëve.

Ky është trofeu i vetëm që Buffon nuk e ka fituar në karrierë dhe kërkon që ky të jetë i pari dhe i fundit.

Me shumë mundësi do t’i jap fund karrierës pas këtij sezoni. Jam i qetë, nuk kam aspak frikë nga largimi prej futbollit. Thjesht jam kurioz për jetën në vijim, por nuk kam frikë t’i them lamtumirë futbollit. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve. Edhe pse e di se këtë trofe do ta fitojë ajo skuadër që do të jetë më në formë në muajin mars. Shpresoj dhe urojë që të jetë Juventusi”.

Buffon foli dhe për të ardhmen e tij pas lënies së futbollit, ku u shpreh:

 “E ardhmja? Të paktën për momentin Buffon nuk mendon as për karrierën si trajner dhe as për ndonjë post drejtuesi. Di vetëm sesi duhet të përballojë 90 minutat e fundit me fanellën e Juventusi që do të jetë njësoj si ajo e para, me një entuziazëm të madh dhe me krenari”, deklaro portieri i Juventusit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje