Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka folur pas fitores që të kuqtë morën në transfertë përballë skudrës së Kukësit.
Në prononcimin për RTSH, Starova u shpreh mjaft i lumtur për lojtarët që arritën të kalojnë këtë moment të keq, ndërsa shtoi se diferenca me ekipet e tjera janë vetëm pikët.
“U goditëm në fillim të ndeshjes me një penallti inekzistente.
Në emër të skuadrës, kemi rikuperuar një pjesë të mirë të anës psikologjike.
Prodhuam një lojë shumë të mirë dhe morëm një rezultat të merituar.
Vetëm pikët janë diferenca me kundështarët. Më takonte të vija në këtë moment si pjestar i klubit.
Më është bërë qejfi më shumë për lojtarët, që e kaluan momentin e vështirë se për veten e tyrë.
Tani do të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, u shpreh Starova. (TemA)