Trajneri i Vllaznise, Ernest Gjoka, ka folur pas humbjes se pesuar ne Durres nga ana e Teutes.
Gjoka tha se ekipi po kalon nje moment te keq dhe duhet te gjeje forcen per te kaluar nga kjo situate.
“Ky është futbolli. Luajmë për të shënuar. Pjesën e parë e filluam jo mirë. Ishim të ngurtësuar. Bëmë edhe një gabim tek goli. Patëm rast për të barazuar, por nuk ja arritëm.
Gjendemi në vendin e fundit, i cili na vret moralisht. Por, mbetet ende e vështirë. Kërkon shumë punë që të arrijmë të marrim fitoret. Ne po kërkojmë me gjithçka kemi mundësi, të marrim fitoren, por e theksoj që është e vështirë.
Në kampionatin shqiptar nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, pavarësisht se luajmë brenda apo jashtë”, tha Gjoka.
Ndersa, tekniku i Teutes Gugash Magani deklaroi se eshte i knaqur me kete sukses, por shtoi se ekipi nuk duhet te fluturoje.
“Padiskutim që kemi bërë një paraqitje jo të mirë në javët e fundit, dhe në 2 ndeshjet e fundit jemi rikthyer. Sot më gëzon fakti që skuadra menaxhon rezultatin. Edhe kur jemi munduar apo barazuar, kemi shënuar të parët por nuk kemi administruar. Kundërshtari sot meritonte respekt. Fitorja e dytë me Vllazninë, diçka e mirë për ne, por nuk mbaron këtu. Kampionati është i gjatë, ka ende shumë ndeshje. Detyra jonë tashmë është që ta mbajmë skuadrën të motivuar.
Ne nuk heqim dorë nga objektivat, por duke parë duke bërë, pasi edhe në fazën e parë fituam 2 ndeshjet e para, dhe më pas fluturuam. Duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Në fund të dhjetorit, kur mbarojnë dy fazat e para, apo në fund të kampionatit, të shohim ku jemi me objektivat”, tha Magani. (TemA)