Flamurtari është dënuar sërish nga Komisioni i Disiplinës, këtë herë me një gjobë të majme prej 5 milionë lekësh të vjetër dhe një ndeshje pa tifozë, si pasojë e sjelljes së gabuar të spektatorëve në takimin e së enjtes kundër Skënderbeut. Në ndeshjen e javës së 12-të kundër Teutës, stadiumi i Vlorës do të mbyllet përsëri. Pas vendimit të djeshëm të Disiplinës, i ashpër ka qenë reagimi i administratorit Sinan Idrizi, i cili këtë herë mbështet FSHF-në.
Për “Panorama Sport”, ai theksoi se edhe pse FSHF-ja ka vepruar me dy standarde, e përshëndet vendimin. “Është hera e parë që unë mbështes një vendim të FSHF-së. Ky është problem civilizimi pastaj. Pavarësisht se është sharë edhe në stadiume të tjera dhe ato nuk janë dënuar, në këtë rast FSHF-ja ka vepruar me dy standarde. Por, e mbështes. Ne u dënuam se një grup alabakësh shanin në kor. Ato sharje ishin skandaloze. Të na dënonin edhe më shumë”, deklaroi fillimisht Idrizi.
Në prononcimin për gazetën, kreu i klubit tregon edhe vendimin që ka marrë. Ashtu siç e deklaroi para ndeshjes me Skënderbeun, administratori konfirmoi se do të mbyllë stadiumin.
“Jo, nuk e apeloj vendimin për ndeshjen që jemi të dënuar, por do të mbyll stadiumin kundër Vllaznisë. Për atë ndeshje do të hyjnë vetëm femra dhe nxënës të shkollave. Kam paguar deri tani 23 milionë lekë gjoba ndaj FSHF-së për sjellje të parregullta të tifozëve. Ndërsa unë harxhoj për tifozët duke i marrë në transferta, aq harxhoj për një ekip, ata ma shpërblejnë në këtë mënyrë”.
PËR TAKAJN
Administratori i Flamurtarit reagon edhe për ofendimin e presidentit të Skënderbeut, Ardian Takaj, nga tifozët vlonjatë gjatë ndeshjes së të enjtes.
“Dënoj ashpër sjelljen e tifozëve vlonjat ndaj presidentit Takaj. Ai është një ndër presidentët më të mirë dhe njeri shumë qytetar. E vlerësoj dhe kam shumë respekt për të. Nuk e kuptoj sjelljen e tifozëve dhe çfarë kanë ata me Takajn. Kjo është e patolerueshme”, përfundoi Idrizi, i cili këtë herë është shumë i revoltuar me tifozët kuqezi, teksa një pjesë e vogël e tyre kanë shfrenuar fantazinë në ndeshjen kundër Skënderbeut në Vlorë.
Idrizi kujdes . Kur flet per civilizimin e vlonjatve ki parasysh dy gjera te atij populli qe jeton dhe ti .Nuk eshte mungesa e kultures se sa dufi shume vjecar i tifozerise vlonjate qe eshte perballur me diskriminimet e Federates sportive .Populli i Vlores nuk e ka pranur dhe se pranon ta perdhoses ne shtepine e tij .Hapur dhe me arrogance arbitrat dhe Federata e ka denuar qysh para 6 viteve Flamurtarin. I hequr titullin kur ishte 10 pike para ndjeksit lepujt e bores.Vjet sajuan varjantin per ta nxjer nga kategoria .E dyta qe ta mesosh mire ti Idrizi .Vlonjatet jane te respektueshem kur e meriton ndryshe te varin teneqen dhe ska burre nene tua mbylli gojen ndaj padrejtesive .Jo ne spotre, qe nuk e kane per gje, por edhe ndaj politikanve qe jane sjell si armiq ndaj ketij popullim patriot .Mos u bej qaraman per ta zbutur Federaten. Sa mund te zbuten me Saliun do te zbuten,me Federaten dhe arbitrat .