Napoli triumfon ndaj Milanit

18 Nëntor 2017, 22:45Sport TEMA

Napoli e ka mposhtur me lehtësi skuadrën e Milanit në “San Paolo”, me rezultatin 2-1.

Napoli krijoi shumë raste dhe pati dhjetëra gjuajtje në portën e kuqezinjve.

Napolitanët gjeten rrjetën me Insignen në minutën e 33-të të ndeshjes për 1 me 0.

Ndërkohë, në minutën e 73-të, Zielinski shënoi për 2-0. Milan shënoi në fund përmes mbrojtësit Romagnoli.

Napoli me këtë fitore e ruan vendin e parë në Serie A me 35 pikë, katër më shumë se Juventus, e cila ka një ndeshje më pak.

Në anën tjetër, për Milanin kjo është humbja e gjashtë në sezon dhe e lë atë në vendin e shtatë në tabelë me vetëm 19 pikë të mbledhura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje