Mbyllet me fitoren 2-0 të Tiranës ndeshja me Apoloninë, e vlefshme për javën e tetë.
Bardheblutë rikthehen te fitorja me golat e Halilit dhe Çelhakës në pjesën e parë.
Po ashtu, nuk pësojnë gol, si në javët e para.
Ra në sy rotacioni i përdorur nga trajneri i Tiranës, Ze Maria, i cili kishte lënë në stol Kërçikun, Dajën dhe Ngo.