Arsenali fiton derbin me Tottenhamin, vendosin Mustafi dhe Sanchez

18 Nëntor 2017, 15:28Sport TEMA

Derbi i Londrës i takon Arsenalit.

“Topçinjtë” u treguan të fortë për rivalin e përjetshëm, Tottenhamin, duke triumfuar 2-0 para tifozëve të vetë.

Në këtë ndeshje shënoi i rikthyeri nga lëndimi, Shkodran Mustafi, i cili mungoi që nga tetë tetori kur u lëndua me Gjermaninë kundër Azerbajxhanit.

Shqiptari hapi serinë e golave në minutën e 36’të, ndërsa për 2-0 realizoi Alexis Sanchez në atë të 41’të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit pasi pavarësisht rasteve, nuk u shënua asnjë gol në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 22 pikëve dhe ngjitet në vendin e pestë, vetëm me një pikë më pak se Tottenhami që mban pozitën e tretë.

Chelsea dhe Man Unitedit mbajnë vendin e katërt me nga 22 pikë, por me nga një ndeshje më pak e që do t’i zhvillojnë pas pak, nga ora 16:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje