Eleminimi i Italisë, Strakosha: Më vjen keq për Buffonin

17 Nëntor 2017, 15:26Sport TEMA

Dështimi i Italisë për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror dhe lotët e Gianluigi Buffon, kanë dëshpëruar shumë edhe portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Portieri i Lazios gjatë një bisede në ‘Sky Sport Italia’, ka deklaruar se është ndjerë keq kur ka parë në atë situatë idhullin e tij.

“Babai im ishte heroi im, por idhulli im ishte gjithmonë Buffon, dhe jam dëshpëruar kur e kam parë atë në atë situatë, dhe mbi të gjitha Italia e ka merituar të shkojë tutje”, ka deklaruar Strakosha.

Italia nuk arriti të kualifikohet në Botëror duke u mposhtur në “Play-Off” nga Suedia. Sfida e parë përfundoi 1:0 në të mirë të suedezëve, ndërsa ajo kthyese në “San Siro” 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje