Ndeshja e sotme mes Flamurtarit dhe Skënderbeut është mbyllur në barazim 1-1.
Por situatat mund të kishin rrjedhur krejtësisht ndryshe nëse gjyqtari Juxhin Xhaja nuk do t’u kishte anuluar një gol vendasve pak minuta para përfundimit të takimit, kur ata ishin në avantazh 1-0.
Në minutën e 83-të, pas një goditje dënimi, Shehi grushtoi topin mbi trupin e një prej futbollistëve të Flamurtarit që kishte para dhe më pas Bushiç shtyu topin në rrjetë. Xhaja anuloi golin, duke e argumentuar me një faull ndaj gardianit të korçarëve, një vendim i cili acaroi tifozerinë vendase e cila nuk kurseu as hedhjet e sendeve ndaj vijërojtësit.
A duhej anuluar ky gol apo jo? Shihni pamjet dhe gjykojeni vetë…
Pa tjeter qe duhej anulluar gjyqtari ka vepruar shume sakte ,sepse futbolli nuk eshte rekbi.
Pa tjeter qe nuk duhej anulluar gjyqtari ka gabuar ,futbolli nuk eshte balet Goli eshte i rregullt .lojtaret e flamurtarit nuk kane prekur fare portierin korcar