Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu është shprehur shumë i kënaqur pas barazimit ndaj Kukësit.
Ai ka vlerësuar sulmuesin Plaku, i cili sipas tij duhet marrë si një shembull në fushën e lojës.
“Ashtu siç rrodhi loja ishim shumë pranë fitores. Pësuam një gol 2-2 dhe më pas kishim mundësi për të shënuar sërish. Arritëm që të reagonim, skuadra tregoi karakter. Në përgjithësi jam i kënaqur.
Plaku? Është profesionist i vërtetë, teksa sot tregoi një futbollist i madh.
Goli i parë i Kukësit? Mu duk një faull i pastër, por në përgjithësi arbitrimi ishte i drejtë. Kur ishim në rezultatin 2-1, ekipi ishte në gjendje shumë të mirë fizike. Djemtë kanë treguar se vrapojnë deri në fund.
Kukësi ka një ekip shumë të mirë, dhe më them se barazimi ishte rezultati më i drejtë. Nuk kemi pasur presion nga presidenti për rezultatin e ndeshjes.
Besoj se u bë një ndeshje e fortë, e luftuar nga ekipet. Ishte një ndeshje e bukur për tifozët por jo për trajnerët. Ne rastet për shënim goli i kishim në pjesën e parë. Tani mbase duket që e kemi marrë një pikë me fat, por nuk është kështu. Goli i dytë u bë nga një gjuajtje nga larg, por në pjesën e parë kishim raste. Besoj dhe jam i sigurt që lojtarët luftuan fort dhe dhënë gjithçka, nuk na eci. Duhej ta kishim mbyllur që në pjesën e parë ndeshjen dhe barazimi erdhi prej kësaj. Ndonëse shënojmë në çdo ndeshje një apo dy gola, e pësojmë gjithmoën në çdo ndeshje”, tha Ndreu.
Ndërsa, trajneri i Kukësit Milinkoviç mendon se ekipi i tij duhej të kishte mbyllur ndeshjen në pjesën e parë dhe nuk e cilëson më fat barazimin e marrë në fushën e Kamzës.
Tekniku gjithashtu la të hapur edhe çdo vendim të mundshëm të presidentit Gjici.
Për barazimin e sotëm
“Besoj se u bë një ndeshje e fortë, e luftuar nga ekipet. Ishte një ndeshje e bukur për tifozët por jo për trajnerët. Ne rastet për shënim goli i kishim në pjesën e parë. Tani mbase duket që e kemi marrë një pikë me fat, por nuk është kështu. Goli i dytë u bë nga një gjuajtje nga larg, por në pjesën e parë kishim raste. Besoj dhe jam i sigurt që lojtarët luftuan fort dhe dhënë gjithçka, nuk na eci. Duhej ta kishim mbyllur që në pjesën e parë ndeshjen dhe barazimi erdhi prej kësaj. Ndonëse shënojmë në çdo ndeshje një apo dy gola, e pësojmë gjithmoën në çdo ndeshje”.
Ndryshimi në formacion dhe mungesa e Allës
“Natyrisht me kthimin e Shametit, vendosëm që të luante ai. Musolli nuk luajti se ishte i sëmurë, por kur u kthye prapë mungoi 8 ditë se ishte me kombëtaren e Kosovës. Nuk e kishim në minifazë që bëmë gjatë këtyre ditëve. Kam parë se gazeta se kemi dënuar Allën, është absurde, nuk e kemi bërë dhe nuk kemi pse ta bëjmë. Ishet zgjedhje taktike, asgjë më tepër. Nuk kemi pse të dënojmë lojtarët”.
Për merkaton dhe frikën e shkarkimit nga detyra
“Besoj që dhjetori është larg akoma dhe nuk është tani momenti për të folur. Do ta shohim në vazhdimësi. Sa i përket një largimi të mundshëm, e kemi thënë që kur ekipi nuk ka rezultate, i pari që e pëson në këto raste është trajneri. Ne si staf dhe lojtarët nuk jemi të kënaqur dhe tani do të shohim”.