Laçi-Partizani/ Mezani: Fitore e merituar; Starova: Ekipi vuan nga periudha e keqe me lulianon

16 Nëntor 2017, 16:29Sport TEMA

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, është shfaqur i kënaqur pas fitores së marrë kundër Partizanit.

Tekniku i kurbinasve u shpreh se ekipi ka zhvilluar një sfidë shumë të mirë, ndërsa theksoi se Laçi është një ekip që duhet të vijojë në këtë rrugë për tu rritur akoma dhe më shumë.

“Më shumë se i kënaqur nuk mund të jem. Morëm 3 pikësh, ishte shumë e rëndësishme ta fillonim mirë. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, duke sfiduar edhe erën. Pjesën e dytë goli erdhi shumë shpejt dhe u mundëm të ishim në ekuilibër duke e mbrojtur rezultatin mjaft mirë.”

Ne jemi një skuadër që duhet të rritemi dhe duhet të marrim pikët e duhura për të qënë të qetë. Kampionati është i gjatë dhe do të bënim gabimin më të madh për të futur skuadrën në presionin objektivash. Si në Laç si në Vlorë është e njëjta gjë, kur puna bëhet me pasion. Në Laç jam si në Vlorë. Të gjithë më ndihmojnë për ta bërë punën mirë. Unë e bëj punën me pasion”, tha Mezani.

Ndërkohë, trajneri i Partizani, Sulejman Starova, u shpreh se shkaqet e humbjes në Laç janë ato që lidhen me gjendjen psikologjike të skuadrës dhe situatës që ka kaluar skuadra deri tani.

“Ishte një pjesë e parë e pëlqyeshme, por më pas u vështirësia gjithçka. Terreni, era, na penguan të bënim lojën tonë. Mora përgjigje pozitive, por pësuam një gol nga një gabim foshnjarak. Kjo është e pafalshme.

Nervozizmi i Bathës buron nga e kaluara. Nuk ka mundësi që një skuadër të bëjë kaq shumë gabime teknike. Do të luftojmë për të dalë nga gjendja. Është fakt që jemi në krizë, por forcën duhet të gjejmë brenda nesh.

Partizani ka reaguar kur pëson gol, por sot nuk e bëri një gjë të tillë. Pjesa më e madhe nuk ka dhanë maksimumin në pjesën e dytë.

Sulmi? I kemi përveshur mëngët për të përmirësuar gjërat negative. Ka shumë gjëra dhe është më e vështirë për ne. Duhet të tregonin lojtarët më tepër kujdes për të shënuar të paktën golin e barazimit.

Kemi ndeshjen e radhës dhe kemi vetëm një rrugë: të vazhdojmë të bashkuar, të eliminojmë gabimet. Kam besim, ndaj dhe prisja një lojë shumë të mirë. Jam i kënaqur për pjesën e parë dhe do të punojmë me grupin që kemi në dispozicion për të përballuar këto ndeshje që kemi përpara deri në janar.

Kam marrë një angazhim që nuk do të flas për arbitrat. Gjendja? Çdo njeri e kupton shumë mirë sa e vështirë është të dalësh nga kjo situatë, që lidhet edhe me anën psikologjike. Kjo është profesionalizmi, që titullarët të përballojnë vështirësitë.

Vjet ishim skuadra më e mirë dhe dua rendimentin e atyre lojtarëve që ishin edhe sezonin e kaluar. Kam bërë ndryshimet e mia dhe ky ishte mendimi i stafit dhe lojtarëve për ta nisur kështu. Nuk flas për fajtin tim, por po bëjmë një analizë të skuadrës, pasi prisja shumë prej saj. Pëson gol dhe nuk reagon për 20 minuta… Ka mungesë qetësie dhe frikë nga rezultati”, u shpreh Starova.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje