Katari ka blerë Kupën e Botës me 200 mln euro

15 Nëntor 2017, 20:31Sport TEMA

Një zyrtar i fuqishëm i FIFA-s nga Argjentina ka kërkuar të blejë votat që Katari të organizojë Kupën e Botës 2022.

Këtë e ka rrëfyer një dëshmitar kyç gjatë një gjyqi në Shtetet e Bashkuara.

Ish-drejtori i marketingut argjentinas me emrin Alejandro Burzaco është shprehur përpara jurisë se zyrtari, për shumë vite drejtori i komitet financiar, Julio Grondona ka pretenduar në disa biseda se atij i detyroheshin miliona euro në 2010 për votën e tij si një pjesëtar i komitetit ekzekutiv i FIFA-s që ka ndihmuar Katarin të merrte të drejtën e organizimit të turneut më prestigjioz të futbollit.

Në gjyqin që po zhvillohet në Brooklyn ka pasur akuza të shumta për sa i përket korrupsionit që ka ndodhur gjatë votimeve të Katarit.

Pas fitores së Katarit, që mundi pikërisht Shtetet e Bashkuara, akuza të pavërtetuara akoma janë bërë dhe pretendojnë se Katari ka paguar federatën argjentinase dhjetëra miliona euro.

Burzaco gjithashtu rrëfen edhe konfrontimet e ashpra pas kuintave midis zyrtarëve të federatës argjentinase dhe Katarit në takimet e FIFA-s në 2011 në Rio de Janeiro, në korrik të 2011, Rio organizoi programin e kualifikueseve për Kupën e Botës 2014 që u zhvillua në Brazil.

Burzaco është duke rrëfyer ndaj tre ish-drejtuesve të futbollit të Amerikës Jugore duke i akuzuar se kanë marrë miliona euro.  Mbi 40 zyrtarë të tjerë janë të përfshirë në këtë skandal, dhe thuhet se shifra e paguar nga Katari kap 200 mln euro.(Telesport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje