Luciano Moggi, që aktualisht është i impenjuar te skuadra e Partizanit, në rolin e këshilltarit të presidentit Demi, në një prononcim për “tuttomercatoëeb”, ka folur në lidhje me dështimin e Italisë, duke mos marrë pjesë në kampionatin Botëror të Rusisë.
“Ne italianët kemi dështuar, pasi nuk ka drejtues dhe trajnerë të aftë, natyrisht me përjashtim të Contes.
Por, nuk mendoj se ky do ta pranoj drejtimin e përfaqësuese, pasi vitin e ardhshëm sipas të gjitha gjasave do të drejtojë skuadrën e Milanit.
Për mendimin tim në ekipin Kombëtar, duhet një trajneri si Ancelotti ose Capello”, ka thënë Moggi.