Një Partizan i ri për të nisur një kampionat të ri

15 Nëntor 2017, 14:55Sport TEMA

Harrojeni fazën e parë, një Partizan i ri synon të nisë një kampionat të ri, por kundërshtari është pikërisht ai që i dha goditjen e parë projektit të shumëtrumbetuar me Iulianon, Laçi.

Triumfonte 2-0 në nisjen e këtij kampionati duke i shtangur të gjithë në kryeqytet, tani Partizani rikthehet për tu përballur me kurbinasit në fushën e tyre, me në krye një tjetër timonier Sulejman Starovën.

Laçi i sjell fat, edhe në debutimin e tij të fundit e niste me një fitore ndaj skuadrës kurbinase dhe ka patur rreth 10 ditë kohë për të riformatuar skuadrën që e njeh aq mirë, dhe do të jetë një Partizan shumë ndryshe nga ai fazës së parë, pasojë edhe e një Sukaj në gjendje jo otimale, shpikja e fundit quhet Progni në majën e sumit, pjesa tjetër besim për boshtin e vitit të kaluar, ashtu si dhe për Jasir Asanin që mund ti japë impulse të rëndësishme skuadrës në aspektin sulmues, shkruan “Supersport”.

Laçi nuk është një fushë e lehtë, sidomos për sulmuesit, skuadra e Mezanit këtë sezon ka pësuar 3 gola në 4 ndeshje të luajtura në shtëpinë e saj, dhe në Laç mund të mbështeten te një grup që ka punuar me qetësinë e duhur gjatë pauzës së kombëtareve, do të mungojë vetëm kapiteni Sefgjinaj , ndërkohë që skuadra ka treguar gjatë fazës së parë se mund ti bëjë keq kujtdo, te Partizani nuk mund ta lejojnë diçka të tillë, për të kuqtë ky duhet të jetë një kampionat i ri.

1 komente në “Një Partizan i ri për të nisur një kampionat të ri”

  1. Dalina Buzi says:

    Keni futur ne ekip dhe Erjon Bracen, a te fitoje kampionatin Partizani?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje