Danimarka ka marrë një fitore të thellë me rezultatin 1-5 në transfertë ndaj Irlandës, për të siguruar kualifikimin në Kupën e Botës
Kombëtarja e Danimarkës është e 30 që ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës, pas fitores së merituar mbrëmjen e sotme.
Danezët fillimisht ishin në disavantazh me golin e Duffy që kaloi në epërsi Irlandën.
Por, miqtë u kundërpërgjigjen fillimisht me Christansen, tre gola të tjerë të Christian Eriksen dhe Bendtner që realizoi ga penalltia.
Pas kësaj fitoreje Danimarka shkon në Kupën e Botës me rezultatin e përgjithshëm 1-5, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.