Skuadrat e moshave të Shqipërisë vazhdojnë të kalojnë një moment negativë.
Ekipi i U 20 është mposhtur 3-0 në transfertë nga Gjeorgjia.
Kuqezinjtë e Alban Bushit u ndëshkuan nga një gol i shpejtë që në minutën e 9, ndërsa në fundin e pjesës së parë kishin rastin ideal për të barazuar shifrat por nuk arritën që të shënonin nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë ndeshja u dominua nga vendasit që shënuan edhe dy gola të tjerë në minutën e 69 dhe 73.