“Jemi thëllësisht të hidhëruar dhe të zhgënjyer për mungesën e kualifikimit në Botëror.
Është një zhgënjim sportiv që kërkon një zgjidhje, ndaj do të zhvillojmë një mbledhje me të gjithë anëtarët e federatës, për të bërë një analizë të thellë dhe për të vendosur për të ardhmen.”
Këto janë fjalët e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, pas dështimit të përfaqësueses italiane, për të shkuar në “Rusi 2018”.
Sigurisht që cështja e parë që i duhen dhënë zgjidhje mbetet ajo e trajnerit.
Në tavolinë është dorëheqja e Venturës, e kërkuar njëzëri nga opinioni sportiv në Itali.