Grezda: Golin i'a dedikoj babait, nuk dua të flas për të ardhmen

13 Nëntor 2017, 21:00Sport TEMA

Një ndër protagonistët e fitores së miqësores ndaj Turqisë, Eros Grezda ka komentuar suksesin e kuqezinjve.

Sulmuesi shqiptar shënoi dhe një ndër golat e fitores, teksa ai ka treguar edhe arsyen se përse përqafoi trajnerin Panuçi.

“Ishte një ndjesi e veçantë që të shënonim edhe pse ishim me një futbollist me pak në fushën e lojës. Golin ia dedikoj babait tim dhe jam i lumtur që goli im i solli fitoren kombëtares.

E ardhmja? Nuk dua të flas për të ardhmen, pasi ndihem mirë te skuadra e Osijekut.

Zërat për Lacion? Nuk dua të flas për këtë gjë, pasi kam babain që merret me pjesën jashtë fushës.

Besimi i Panuçit? Nuk e prisja atë moment. Isha i emocionuar. Vendi i parë që më shkoi në mendje ishte te pankina, teksa Panuçi më hapi duart dhe e përqafova”, u shpreh sulmuesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje