Ish-trajneri i kombëtares sonë, Xhani De Biazi është optimist për Italinë për një kualifikim të mundshëm për ndeshjen e kthimit që do të luajnë sonte në mbrëmje.
Strategu aktual i klubit të Alaves në La Liga duke folur për “Radio Onda Libera” ka komentuar momentin që po kalojnë “axurrët”.
Revolucion në modulin dhe te lojtarët?Ndryshimi mund të jetë i rrezikshëm. Ventura e di se çfarë duhet të bëjë, pasi ka shumë eksperiencë. Në nivelin ndërkombëtar nuk është asgjë e thjeshtë. Suedezët janë mjaft mirë fizikisht dhe i mbyllin të gjitha hapësirat. Në ndeshjen e parë mungoi kurajo te Italia për të luajtur një ndeshje të hapur.
Mungesa e kualitetit? Në fillim të kualifikueseve mendoja se të rinjtë do të rriteshin më shumë. Duhet të punohet shumë në sektorin e të rinjve. Gjermania dhe Spanja e bëjnë këtë gjë. Në Itali ekziston një bazë e mirë, por duhet të punohet më mirë”, ka thënë De Biazi për mediat italiane.