Kosova kërkon fitoren ndaj Letonisë

13 Nëntor 2017, 15:15Sport TEMA

Një mbyllje dështuese mund të quhet ajo që Kosova bëri pak kohë më parë me trajnerin Bunjaku.

Askush në ambientin sportiv në Kosovë nuk e ëndërronte “Rusi 2018”, duke marrë parasysh  krijimin e kësaj përfaqësuese, por vetëm 1 pikë në 10 ndeshje mund të konsiderohet dështim.

Presidenti i federates, Fadil Vokrri, morri menjëherë masat, duke e shkarkuar në fund të kualifikueseve Bunjakun, ndërsa drejtimin e Kosovës provizorisht e ka marrë Muharem Sahiti. N

jë ndeshje debutuese kjo për këtë trajner, i cili e ka të qartë: pavarësisht rezultatit dhe paraqitjes së Kosovës në këtë miqësore, në fund duhet të hapë rrugën.

Kosova pritet të zbresë sot në fushë me këtë formacion.

Ujkani

Vojvoda-Rrahmani-Dallku-Aliti

Kryeziu

Rashica-V.Berisha-Halimi-B.Berisha

Muriqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje