Berisha: Të krijojmë besimin që të na shërbejë për të ardhmen

12 Nëntor 2017, 17:48Sport TEMA

Në konferencën për shtyp, së bashku me trajnerin e Kombëtares shqiptare ishte edhe portieri Etrit Berisha.

“Gardiani” shqiptar, mes të tjerash ka pohuar se prurjet e reja i bëjnë mirë ekipit kombëtar, sepse e freskojnë atë.

Ndërsa sa i përket ndeshjes miqësore me Turqinë, Berisha e sheh si startin e eliminatoreve të ardhshme.

Jemi të kënaqur me të gjithë punën që kemi bërë, kemi pasur një javë për të përgatitur këtë ndeshje, me gjithë prurjet e reja që po sjellin freski në ekipin tonë kombëtar. Kemi punuar në të gjitha aspektet, sepse kemi pasur një javë kohë. Për ne, eliminatoret e Europianit fillojnë që nesër me Turqinë dhe për këtë arsye duam që të përfaqësojmë sa më mirë Shqipërinë. Të krijojmë besimin, që të na shërbejë për të ardhmen.

 Përfaqësueja e Turqisë ka disa lojtarë të rinj, por që kanë kualitete. Mendoj se edhe ata janë pak a shumë në një lloj tranzicioni. Por për ne është e rëndësishme të shohim ekipin tonë dhe të shohim vetëm lojën tonë. Besoj se do të bëjmë nëj paraqitje të mirë” – është shprehur portieri Etrit Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje