Zvicra kualifikohet në kampionatin Botëror

12 Nëntor 2017, 20:08Sport TEMA

Zvicra është skuadra e radhës që ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës.

Kombetarja zviceriane ka barazuar me rezultatin e bardhe 0-0 me Irlandën Veriore në ndeshjen e kthimit në “St. Jakob Park” në Basel.

Por, ata siguruan kualifikimin në Botërorin “Rusia 2018” falë triumfit 1-0 në ndeshjen e parë në transferte.

Sot do të mësohet një tjetër emër që do t’i bashkohet shumë Kombëtareve në Botëror, Kroacia është më afër pasi e ka mposhtur 4-1 Greqinë në sfidën e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje