Sadiku: Futem gjithmonë për të shënuar, me Roshin kemi një kombinim perfekt

13 Nëntor 2017, 20:49Sport TEMA

Armando Sadiku ishte një nga më të mirët sot në fushë në takimin me Turqinë ku Shqipëria arriti të marrë një fitore të merituar me rezultatin 2-3.

Bomberi elbasanas arriti që të shënojë dy gola në këtë sfidë miqëosre duke i hapur rrugën e suksesit ekipit kuqezi.

Sadiku u shpreh pas ndeshjes se ai së bashku me Roshin kanë një kombinim perfekt me njëri tjetrin.

Besimi nuk më mungon asnjë ndeshje. Gjithmonë kur futem para ndeshjes, mendoj se do shënoj. E përgatis ndeshjen në mënyrën time. Mes nesh sulmi funksionon, kam miqësi të mirë edhe jashtë fushe.

Ia dimë kualitetin njëri-tjetrit. Ai mund ta driblojë gjithmonë mbrojtësin që e ndjek, dhe unë gjithmonë e shoh sepse e di që do më pasojë. Kemi lojtarë driblues në kombëtare, si Roshi e Grezda, që ma bëjnë të lehtë të shënoj.”, tha Sadiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje