Kosova fiton ndaj Letonisë në Mitrovicë

13 Nëntor 2017, 21:31Sport TEMA

Kombëtarja e Kosovës ka përmbysur Letoninë, për të fituar me rezultatin e ngushtë 4-3 në stadiumin “Adem Jashari”.

Kjo është fitorja e parë historike në vendlindje për përfaqësuesen e Kosovës duk mposhtur në miqësore Letoninë.

Miqtë arritën që të kalonin tre herë në epërsi, por kosovarët nuk u dorëzuan, për të përmbysur gjithçka në minutat shtesë.

Golat për Kosovën i shënuan Rragmani, Muriqi, Rashani dhe Halimi, ndërsa për letoninë realizuan Kluskins në dygolësh dhe Sabala.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës në vend të vet që prej pranimit në UEFA dhe FIFA dhe fitorja e dytë në dy miqësore sa ka luajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje