Migjen Basha ishte një nga ata lojtarë që u largua nga grumbullimi i Kombëtares për shkak të një dëmtimi, duke mos qenë i gatshëm për ndeshjen ndaj Turqisë.
Por, tanimë n duket se mesfushori i Barit është gati për ndeshjen e radhës ndaj Novarës që do të luhet në fundjavë.
“Rikuperimi ka shkuar mirë dhe besoj se do të jem gati për ndeshjen e radhës.
Nëse duam që të ecim para për të kapur majat e klasifikimit, na duhet që të fitojmë që në transfertën e radhës”, ka thënë Basha, i cili luan në Seria B.