Maradona: Trishtuese që Italia do mungojë në Botëror

15 Nëntor 2017, 14:42Sport TEMA

Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona, është shprehur përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook se është dëshpëruese se njëra nga kombëtaret më të mëdha në histori nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Rusi.

Italia, katër-herë kampione e botës, dështoi të kualifikohej pasi barazoi pa gola të hënën në “San Siro” në ndeshjen e dytë të fazës “play-off” kundër Suedisë duke bërë që suedezët të shkojnë në Kupën e Botës pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0.

“Më vjen keq që Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës. Italianët gjithmonë ofrojnë një veçori të caktuar në turne. E pashë lojën, Italia luajti ashtu siç Suedia deshi, duke e krosuar topin.

Ata kishin dy qendërmbrojtës të gjatë. Është trishtuese se Italia, njëra prej kombëtareve më të mëdha, ka mbetur jashtë Kupës së Botës”, ka thënë Maradona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje