“Vipsport.al” ka publikuar për publikun shqiptar pjesë nga autobiografia e ish-kampionit të Botës me Argjentinën, Mario Kempes.
Në dy pjesët e para të këtij rrëfimi, ishte mbërritja e ish-futbollistit të njohur argjentinas në Shqipëri për të marrë drejtimin e Lushnjës si dhe më pas peripecitë e tij në futbollin shqiptar, me dyshimet e zakosnhem për trukimet e ndeshjeve që nuk janë një fenomen i ri, por ekzistonte prej 20 vitesh.
Sot publikohet pjesa e tretë e këtij rrëfimi, ajo e trazirave të 97-s që mbërthyen brenda pak kohësh Shqipërinë në atë periudhë dhe që detyruan Kempes të largohej shumë shpejt nga vendi ynë.
Për më tepër, lexoni më poshtë:
“Përtej sukseseve sportive, situata u komplikua për shkak të faktorëve të tjerë. Të dielën dolëm me Hugon për shëtitje në qendër të kryeqytetit, pranë zonës ku kishte restorante dhe një panair.
Që në fillim kuptohej se qyteti ‘zhurmonte’. U ulëm në një lokal para një sheshi për të pirë një birrë.
Nga ana tjetër e rrugës filloi të mblidhej një numër i madh njerëzish, përpara një tribune ku fliste një i ri me megafon. Pas pak aty mbërritën shumë makina policie dhe dy që kishin top uji, duke bërë që turma të shpërndahej shpejt.
“Çfarë të bëjmë, nga të shkojmë?”, pyetëm veten unë dhë vëllai im. U çuam dhe filluam të ecnim me shpejtësi drejt hotelit, që ishte goxha larg.
Pas nesh, qindra persona po i largoheshin dhunës policore. Në mes të rrëmujës, menduam që të gjenim strehë në një restorant. Hymë dhe u ulëm në tavolinë. E gjithë salla ishte e boshatisur.
Pas pak, u shfaq një nga truprojat e presidentit të klubit. Ne nuk po kuptonim asgjë.
Djaloshi trupmadh na ngjiti një kat më lart dhe në italisht na urdhëroi: ‘Ju do të qëndroni këtu, mos dilni derisa të kthehem unë. Kërkoni për të ngerënë, se është gjithçka e paguar’.
Pronari i lokalit u zhduk menjëherë pas porosisë. Nga dritarja e ndërtesës, unë dhe Hugo shihnim shumë persona që vraponin të ndjekur nga personat me uniformë.
Disa minuta më vonë, një kamarier na solli porosinë dhe ndërsa prisnim për të ngrënë, u shfaq Pëllumb Xhaferri.
– Çfarë dreqin po ndodh këtu, i thashë shumë i çuditur Hugos?
– Ky po na gjurmon nga pas, ishte konkluzioni i tij i menjëhershëm.
Pëllumbi i tha diçka të njëjtit truprojë që na kishte sjellë në këtë vend dhe ai na përktheu në italisht:
– Unë di gjithçka që ndodh këtu dhe çdo gjë që bëni ju.
Dreqi ta marrë! Situata po bëhej gjithnjë e më e rëndë. Hëngrëm drekë me të dhe pastaj na dërguan në hotel.
Aty, duke bashkëbiseduar me një punonjës hoteli, mësuam se financierët që kishin mbledhur paratë e njerëzve me buzëqeshje dhe premtime interesash gjithnjë e më të mëdha, ishin arratisur bashkë me paratë, gjë që kishte sjellë në të gjithë vendin një sërë protestash nga njerëzit që kërkonin kthimin e parave të tyre.
Ata kishin filluar të armatosën dhe kur u bë e qartë se gjithçka të çonte drejt konkluzionit se do të kishte një luftë civile, vendosëm të arratiseshim nga Shqipëria.
Me Hugon bëmë valixhet gati dhe me shpejtësi u nisëm drejt aeroportit. Atje gjetëm radhë, siguruam dy biletat e fundit për të udhëtuardrejt Romës me një fluturim të Alitalia, pak minuta para se të nisej avioni.
Hodhëm valixhet te vendi i tyre dhe vrapuam drejt sallës së nisjeve.
Terminali ishte i mbushur me ushtarë dhe kalimi në zyrën e Emigrimit më bëri të kujtoja filmin “Ekspresi i Mesnatës”. Agjentët shihnin pasaportat me shumë kujdes, duke kërkuar kush dreqin e di se çfarë.
Për fat të mirë, ia dolëm të largoheshim para se të shpërthente një revolucion i cili përmbysi qeverinë dhe çoi shtetin shumë pranë zhdukjes.
Thuajse një muaj pas mbërritjes, po udhëtonim për t’u kthyer në shtëpi.
Nuk ia arritëm të fillonim ndeshjet e kampionatit, as të luanim gjysëmfinalet e Kupës, as të merrnim një mijë dollarët që na kishte premtuar Pëllumb Xhaferri se eleminuam Teutën.
Të paktën unë kisha arritur të merrja një parapagim të kontratës time. Vëllai im, asnjë cent.
Disa muaj më vonë, lexuam në lajme se Pëllumb dhe Rrapush Xhaferri ishin arrestuar dhe dënuar për mashtrim. Në të cilin kishim përfunduar edhe ne…”
gjithe ky skenar ndolli saliu dhe kompania e tije mbase nga frika sepse do humbte gjithcka
Po cfare mashtrimi o koqe, ti kaq pare mend kishe ne koke sa te vije te drejtoje Lushnjen????
Kaq idiot paske qene????