Denoncimi i Federbet, ja si bien “çuditshëm” koeficientët te Shqipëria U-20

15 Nëntor 2017, 17:12Sport TEMA
Denoncimi i Federbet, ja si bien “çuditshëm”

Federbet denoncoi ekskluzivisht për “Vipsport.al” në mesditën e djeshme, se ka pasur luhatje anormale të koeficientëve në ndeshjen e Shqipërisë U-20, kundër Gjeorgjisë U-20, të cilën kuqezinjtë e humbën me rezultatin 3-0. “Jemi sinjalizuar se kjo ndeshje ka regjistruar lëvizje anormale të basteve.

Në fakt, këto anomali kanë të bëjnë me përfundimin e ndeshjes me 3 apo më shumë gola”, deklaruan zyrtarisht funksionarët e FederBet për “Vipsport.al”.

Ndërkohë, ditën e sotme paraqesim edhe se si koeficentët kanë rënë vërtet në mënyrë befasuese, që do shënohen edhe dy gola të tjerë.

SQARIM: Në kompanitë aziatike, koeficenti 0.35, është 1.35 në kompanitë europiane. Pra, të gjitha koeficentët, në Europë llogaritën me 1 pikë më shumë. Nëse është 1.01, bastëvënësit europian, janë mësuar ta shikojnë si 2.01.

Shpjegimi: Në minutën e 57-të, koeficienti që shënohen edhe 2 gola është 2.01 (1.01). Me kalimin e çdo minute, vërehet një rënie e ndjeshme e koeficientit, që shënohen edhe 2 gola, e cila vjen si pasojë e basteve të mëdha që janë vendosur për këtë rezultat. Brenda vetëm 10 minutash, pra në minutën e 67-të, koeficienti që në ndeshjen shënohen edhe 2 gola të tjera, shkon në 1.65 (0.65) dhe më pas ndahet në 1.35 (0.35). Normalisht, koeficienti rritet, me kalimin e minutave. Në ndeshjen aktuale ka ndodhur krejt e kundërta. Në minutën e 68-të u shënua goli i dytë. Pak minuta më pas, u shënua edhe goli i tretë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje