Teuta e nis me fitore fazën e dytë të kampionatit, mposht Luftëtarin

15 Nëntor 2017, 15:54Sport TEMA

Teuta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të fazës së dytë të Kategorisë Superiore duke mundur në transfertë skuadrën e Luftëtarit.

Një fitore me vlera kjo për skuadrën e drejtuar nga Gugash Magani, që vinte nga një ecuri shumë negative dhe një situate të pakëndshme që u krijua në klub.

“Djemtë e Detit” triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-3 në një sfidë që dhuroi mjaft emocione.

Autorët e golave të fitores për durrsakët ishin Latif dhe Dediç që shnëoi një dopietë, ndërsa për ekipin e Luftëtarit shënoi Dejvi Bregu dhe një autogol i Sykaj.

Një fitore e rëndësishme për Teutës që tashmë merr frymë lirisht duke lënë pas kraheve momentet negative, kurse tek Luftëtari kji humbje rëndon pozitat e skuadrës e cila renditet ne vendet e fundit të tabelës së klasifikimit.

Me këtë fitore Teuta ngjitet në kuotën e 11-pikëve, ndërsa gjirokastriët mbetën në kuotën e 8-pikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje