Revolucioni te Italia nis me largimin e Ventura-s (dhe një shpresë e vogël, se mund të marrin pjesë në Botëror)

15 Nëntor 2017, 18:51Sport TEMA

Revolucioni tek Italia pas dramës së eleminimit nga Botërori, ka nisur me kokën e trajnerit Ventura.

Ndërkohë, ndryshe nga sa pritej, presidenti i Federatës, Karlo Tavekio, për momentin duket se i ka mbijetuar furtunës dhe do të vazhdojë të qendrojë në këtë post.

Sportmediaset shkruan se Tavekio nuk ka dashur të dorëhiqet dhe ka marrë besimin e të gjithëve për projektin e ringritjes së Italisë, duke nisur nga presidenti i ligës, ai i arbitrave, ai i futbollistëve.

Pas zyrtarizimit të shkarkimit të Venturës, pritet që Italia të emërojë trajnerin e ri, dhe bëhet fjalë për një peshë të rëndë.

Ai është Karlo Ançeloti, që me shumë mundësi do të jetë trajneri i ardhshëm i Kombëtares.

Por për të pritur përgjigjen e Ancelotit do të duhet pak kohë, edhe pse duket se askush nuk ka dyshime se përgjigjja e tij do të jetë “po”.

E ndërkohë që revolucioni tek Italia ka nisur, mediat e këtij vendi kanë një shpresë të vogël, se Kombëtarja “axurre” mund të marrë pjesë në Botërorin e Rusisë.

Sipas tyre, është një nen me numrin 7 në rregulloren e FIFA-s, i cili thotë se: “Në rast se një kombëtare e kualifikuar në Botëror vendos të tërhiqet, ose pezullohet nga autoriteti i FIFA-s, atëherë do t’i lihet hapësirë institucionit, t’a zëvendësojë më një ekip tjetër”.

Italia edhe pse luajti në fazën play-off, ka grumbulluar më shumë pikë se sa kombëtaret e tjera dhe në këtë situatë, janë “axurët” ata që përfitojnë.

Të përjashtojë ndonjë kombëtare FIFA vallë, si Kolumbia, apo do tërhiqet dikush? Nuk i dihet kurrë. Shpresa vdes e fundit…dhe këtë po e besojnë fort këto ditë në Itali.

1 komente në “Revolucioni te Italia nis me largimin e Ventura-s (dhe një shpresë e vogël, se mund të marrin pjesë në Botëror)”

  1. Kapedani says:

    Aty mbahuni ju se dikush do terhiqet ose perjashtohet.Ngushellime te sinqerta,nje boteror pa Italine,Hollanden eshte ndryshe.Fajin duhet ta gjeni tek hedhja e shortit ku duhet me doemos qe ekipet e medhaja te mos bijen ne te njejtin grup.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje