Laçi fiton dhe zhyt në krizë të thellë Partizanin. Paqe mes Kamzës dhe Kukësit

16 Nëntor 2017, 15:59Sport TEMA

Edhe ndryshimi i trajnerit nuk ka sjellë asnjë sukses në skuadrën e Partizanit e cila është mposhtur sërish në ndeshjen e parë të fazës së dytë të Kategorisë Superiore kundër ekipit të Laçit.

Ashtu si dhe në fazën e parë në “Selman Stermasi” edhe në këtë takim ekipi kurbinas ka arritur që të marrë pikët e plota përballë 15 herë kampionëve të vendit duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani, të cilët i afrohen ndjeshëm zonës së Europës.

Kurse tek Partizani kriza e rezultateve sa vjen dhe vetëm thellohet duke bërë që zhgënjimi në këtë klubt te jetë tepër i madh.

Ekipi nuk arrin dot që të fitojë duke marrë humbjen e tretë rradhazi në kampionat.

Largimi i lulianos solli në stol Sulejman Starovën i cili nuk arriti dot që në këtë rikthim të triumfojë përballë një Laçi që është kthyer në një “mace të zezë” për ekipin e kuq.

Heroi i kurbinasve në këtë takim ishte sulmuesi Rexhinaldo i cili i dha fitoren skuadrës së tij pasi shënoi në minutën  e 46-të të pjesës së dytë.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në kuotën e 16-pikëve, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 11-pikëve.

Në takimin tjetër mes Kamzës dhe Kukësit të dyja ekipet ndanë nga një pikë.

Një 90-minutësh spektakolar u zhvillua mes këtyre dy ekipeve ku u shënuan plot katër gola, dy nga secila skuadër.

Autorët e golave për Kukësin ishin Perriera dhe Rumbullaku, ndërsa për Kamzës shënoi Sebino Plaku një dopietë.

Java e 10-të mbyllet më takimin e fundit Flamurtari-Skënderbeu që do të luhet në orën 17:00 në Vlorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje