Skënderbeu nuk thyhet as në Vlorë, Muzaka i jep një pikë korçarëve

16 Nëntor 2017, 18:53Sport TEMA

Nuk ka fitues në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të Kategorisë Superiore mes Flamurtarit dhe Skënderbeut që u zhvilluar në stadiumin e Vlorës.

Super sfida e javës së 10-të dhuroi mjaft emocione ku për 90-minuta u zhvillua një lojë e hapur me raste të shumta dhe gola.

Në fund të dyja ekipet ndanë nga një pikë me Flamurtarin që ishte më pranë fitores, por korçarët shënuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Ditmar Bicaj ngriti në peshë tifozerinë vendase në minutën e 38-të duke mposhtur Orges Shehin dhe për ta mbyllur pjesën e parë me fitore.

Në pjesën e dytë Skënderbeu u mundua me shumë për të gjetur golin e barazimit i cili erdhi në minutën e 88-të me anë të mesfushorit Gjergji Muzaka që realizoi një gol të bukur me kokë pas një krosi perfekt të Kristi Vangjelit.

Vlonjatëve iu mohua dhe një gol kur rezultati ishte 1-0, ç’ka solli një nervozizëm në shkallët e stadiumit ku u godit dhe arbitri ansor.

Gjithçka u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, Skënderbeun që vijon të udhëheqë kampionatin me 26-pikë të grumbulluara, ndërsa Flamurtari pozicionohet në vendin e tretë me 17-pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje