Kushti i Ancelottit për të marrë kombëtaren italiane

17 Nëntor 2017, 14:16Sport TEMA

Mediat italiane raportojnë se Carlo Ancelotti ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Italisë të bëjë një ndryshim të thellë në kombëtare para se ai të marrë drejtimin e saj.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, bisedimet jo formale mes Ancelottit dhe shefit të FIGC-s, Carlo Tavechio, tashmë kanë ndodhur.

Megjithatë, gazeta italiane paralajmëron se një projekt serioz është zgjidhja e vetme për 58-vjeçarin, nëse ky i fundit e pason Giampiero Venturen, i cili u shkarkua pasi dështoi ta kualifikojë Italinë në Kupën e Botës Rusia 2018.

Për më tepër, ish trajneri i Milanit, Real Madridit dhe së fundmi Bayern Munichit momentalisht është duke jetuar në Kanada dhe ende nuk ka plane të udhëtojë për në Evropë e lërë më në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje