Ish presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka folur rreth eleminimit të kombëtares së Italisë për të marrë pjesën në kampionatin Botëror që do të zhillohet në Rusi.
I ftuar në emisionin “Porta a Porta”, Berluskoni është shprehur se Karlo Ançeloti do të ishte njeriu i duhur për të drejtuar kombëtaren “axurre”.
“Është një moment kur futbolli italian nuk është aspak mirë. Është një çast i dhimbshëm, por edhe i rëndë për vendin tonë. Fakti që Italia nuk do të jetë në Botëror sjell shumë keqardhje.
Tani duhet të ringrihemi nga e para, me më shumë vullnet. Duhet të gjejmë një trajner me eksperiencë ndërkombëtare për të zëvendësuar Venturën.
Ky i fundit duhet të jepte të paktën dorëheqjen, por jo, nuk e bëri dhe më pas u shkarkua. Ancelotti? Është i duhuri për Italinë”, tha ish-presidenti i Milanit.