Drejtori i klubit të Partizanit ka rrëfyer versionin e emërimit të Venturës në stolin e Italisë
Luciano Moggi ka folur për krizën e futbollit italian pas eliminimit të “axurrëve” nga play-off-i i Botërorit.
Drejtori i klubit të Partizanit ka rrëfyer versionin e emërimit të Venturës në stolin e Italisë.
“Do të shkonte te Lazio, por drejtuesit thirrën Simone Inzaghin nga Salerno dhe Venturën e dërguan te Kombëtarja e Italisë”, deklaroi Moggi në një intervistë për programin “Piazza Pulita”.
“Ç’hyn Lotito? Këtë mund ta kuptojë shumë mirë kushdo. Rastisa në hotel “Quadrifoglio” dhe aty erdhën drejtuesit e Salernitanës me Venturën dhe më pas mbërriti edhe presidenti i Lazios, Lotito.
Më pas, presidenti i Federatës, Tavecchio deklaroi se kush do të ishte trajner i Italisë. E dija se do të ishte Ventura. Lotito është i zoti, por ka bërë një dëm të madh. Kush duhet të zëvendësojë Tavecchion? Andrea Agnelli”, përfundoi Luciano Moggi.