Rrëfimi i Adebayour: Familja për pak më çoi drejt vetëvrasjes

17 Nëntor 2017, 15:57Sport TEMA

Emanuel Adebayor ka zbuluar detaje rrëqethëse rreth vështirësive që ka kaluar në marrëdhënien me familjen e tij  pasi u bë futbollist i famshëm.

Ish-sulmuesi i Tottenham bëri pasuri të madhe gjate karrierës së tij futbollistike pasi paguhej 170 000 mijë paund në javë. Lojtari vinte nga një vend i varfër i Afrikës Perëndimore, Togoja, për këtë ai punoi fort që t’i siguronte të ardhura familjes së tij që jetonte në kushte ekonomike ekstreme.

Lojtari 33-vjeçari tregoi se si ishte përpjekur maksimalisht që të nxirrte familjen e tij nga varfëria, duke u dërguar para për gjithçka. Por kjo situata më pas e futi në depresion, pasi familja i kërkonte vetëm para dhe nuk interesohej asnjëherë për shëndetin apo jetën e tij.

“Kam menduar të vras veten disa herë. E kam mbajtur këtë gjë brenda vetës prej disa vitesh. Më vjen neveri që gjërat kanë arritur deri në këtë fazë, por tani ndihem i lehtësuar për të folur për këtë. Shpesh herë kam ndryshuar numrin e telefonit në mënyrë që familja ime të mos më kontaktonte. Ata nuk më telefononin për të më pyetur si isha, por vetëm për të më kërkuar para”- ka thënë lojtari.

Në intervistën e dhënë për “So Foot” Adebayor nuk ka përmendur ndonjë emër të veçantë nga familja e tij por dihet që ai ka pasur gjithmonë marrëdhënie të vështirë me nënën e tij. Të cilën në 2014-ën e ka akuzuar pasi magji të zezë.

Kur ai luante me Tottenham, i bëri thirrje publike nënës së tij që ta linte të qetë dhe se e kishte nxjerr nga shtëpia.

Karriera në futboll – “Mendoj që karriera ime në futboll do të përfundojë pas tre ose katër vitesh”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje