Derbi i kryeqytetit vishet verdhekuq, Roma fiton ndaj Lazios

18 Nëntor 2017, 20:03Sport TEMA

Roma ka fituar me rezultatin 2-1 në ndeshjen direkte ndaj rivalit të qytetit, Lazios, në kuadër të javës së 13-të të Serie A.

Roma kaloi në epërsi përmes penaltisë së konvertuar në gol nga Perotti në minutën e 49-të.

Rezultatin për vendasit e dyfishoi mesfushori belg Nainggolan në minutën e 53-të.

Rreth 20 minuta më vonë, më saktë në minutën e 72-të, Immobile i dha shpresë Lazios duke shënuar nga pika e bardhë pasi gjyqtari akordoi penalti me ndihen e VAR.

Por, kjo ishte e tera që Lazio mundi të bëjë.

Roma ngjitet në vendin e tretë më 30 pikë të mbledhura, por një lojë më pak se skuadrat tjera.

dërsa, Lazio bie në vendin e pestë me 28 pikë e po ashtu me një ndeshje më pak të zhvilluar. Kjo ishte humbja e dytë për lazianët, ndërsa fitorja e 10 për romakët.

1 komente në “Derbi i kryeqytetit vishet verdhekuq, Roma fiton ndaj Lazios”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje