Dy refuzime brenda ditës për stolin e Italisë nga emrat e mëdhenj, Karlo Ançeloti dhe Msimiliano Alegri. Duket se pas krizës askush nuk e do këtë ekip.
Refuzimin e Ançelotit e ka zbuluar prokuraroti i njohur Xhovani Brankini për “Radio Deejay”: “Duhet ta përjashtojmë këtë mundësi. Karlo i respekton të gjithë, por nuk e ndjen këtë moment ta pranojë ofertën për stolin e Italisë”, ka thënë Brankini, prokuratori historik, i cili ka folur gjatë emisionit “Deejay Football Club”.
Refuzimi i dytë për stolin italian është ai i Alegrit, i cili ka thënë se është i lumtur te Juventusi dhe nuk mendon largimin nga ky ekip për të qenë trajner i Italisë.
Në këtë mënyrë, Tavekio duhet të shohë alternativa të tjera për të gjetur trajnerin e ri axurr, pas largimit të Venturës. Kandidat mbeten aktualisht vetëm Mançini, pasie dhe Konte është shprehur se në këtë moment është shumë e mvështirë që ai të lërë Çelsin dhe të marrë drejtimin e Italisë.