Barcelona ka fituar në transfertën e Leganes në kuadër të javës së 12-të të La Ligës.
Sulmuesi uruguaian Luis Suarez shkëlqeu në këtë ndeshje duke i shënuar të dy golat, ndërsa braziliani Paulinho shënoi golin e tretë, duke ia siguruar fitoren skuadrës katalanase.
Suarez shënoi së pari në minutën e 28-të e pastaj edhe në të 60-tën.
Ndërsa, Paulinho shënoi në minutën e parë të lojës shtesë, pra 91-tën.
Kjo ishte fitorja e 11-të në 12 javën e para të kampionatit për Barçen.
Skuadra e Valverdes e ruajti bilancin e të pamposhturës si dhe thellojë epërsinë në tabelën e klasifikimit në 11 pikë ndaj Real Madirdit, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.