Liverpool, Chelsea dhe Manchester City, që të gjitha kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarëve të tyre përkatës në kuadër të javës së 12-të të Premier Ligës angleze.
Liverpool e mposhti me lehtësi në shtëpi Southamptonin, të cilës i shënoi tre gola.
Salah dy herë dhe Coutinho një herë gjetën rrjetën për “Të Kuqtë”.
Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë të mbledhura.
Kryesuesi Manchester City fitoi pa ndonjë problem ne transfrte me Leicester Cityt.
Gabriel Jesus dhe Kevin de Bruyne ia dhuruan fitoren Cityt.
Kjo ishte fitorja e 11-të e City pas 12 javëve. Skudra e Pep Guardiola tani ka 34 pikë në vendin e parë dhe ruan bilancin e të pamposhturës.
Në anën tjetër, kampioni aktual, Chelsea, e shkatërroi West Bromin në rezultat 4-0.
Morata një herë, Hazard dy herë dhe Alonso një herë arritën të shënojnë për skuadrën e italianit Antonio Conte.
Me këtë fitore, Chelsea zë vendin e dytë me 25 pikë.
Rezultatet e Premier League.
Arsenal 2-0 Tottenham
Bournemouth 4-0 Huddersfield
Burnley 2-0 Swansea
Crystal Palace 2-2 Everton
Leicester 0-2 Manchester City
Liverpool 3-0 Southampton
West Brom 0-4 Chelsea