Partizani, lojtarët ndëshkohen me gjoba

19 Nëntor 2017, 13:20Sport TEMA

Që ecuria shumë e dobët e Partizanit do të kishte pasoja, kjo dihej. Patjetër që në atë çfarë ka dhënë skuadra e kuqe në fushë kanë përgjegjësi direkte edhe futbollistët, përveç stafit italian tashmë të larguar.

Drejtuesve të Partizanit u ka sosur durimi dhe së fundi kanë vendosur që t’i ndëshkojnë financiarisht lojtarët. Pritshmëritë ishin të mëdha këtë sezon, por Partizani ka zhgënjyer totalisht.

Para ndeshjes së rëndësishme në Kukës, lojtarët kanë mësuar masat e klubit dhe duhet të reagojnë patjetër në fushë.

Lojtarëve u është kërkuar gjithashtu që të marrin 7 pikë në 3 ndeshjet e radhës për të shmangur ndoshta një furtunë tjetër të drejtuesve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje